Çka dreqi u lëshua nga qielli në Meksikë?

  • 23 December 2019 - 14:49
Çka dreqi u lëshua nga qielli në Meksikë?

Pas shpërthimit të një trupi të zjarrtë në qiellin mbi Ichmul, Yucatan, të Meksikës, gjë që shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, në tokë ra figura e një krijese humanoide, e djegur, e bërë shkrumb. Gadishulli Yucatan besohet se ka qenë vendi ku, 65 milionë vjet më parë, kishte rënë nga qielli një asteroid, apo kometë e madhe, duke vrarë dinozaurët. Po ashtu, në këtë vend kanë rënë disa meteorë dhe ku janë raportuar se janë parë disa objekte të paidentifikuara fluturuese (UFO). Paniku masiv Thuhet se objekti që ra nga qielli shkaktoi panik masiv te fshatarët, pasi që u dogj duke lëshuar ngjyra brilante të kaltër dhe të gjelbër. Më pas u gjetën fragmente të mëdha, duke përfshirë edhe atë që disa njerëz thanë se dukeshin si copë boshe të makinerisë.

Por, ajo që ngjalli më së shumti interesimin, ishte një krijesë e djegur në tërësi, e karbonizuar, e cila kishte dy këmbë. Zyrtarët më pas thanë se analizat treguan se materiali kishte përmbajtje dhe përbërje të zakontë të një meteori, por hetuesit e alienëve nuk u bindën nga ky shpjegim. Ky objekt kishte shpërthyer më parë, por nuk ishte bërë publik asokohe, gjë që shton edhe më shumë dyshimet e Scott C Waringut, editor të revistës "UFO Sightings Daily". Shpjegimet online Ai postoi online detajet e kësaj ngjarjeje tronditëse. Ai tha: "Të dhënat zyrtare thonë se kemi të bëjmë me një meteor të fuqishëm, i cili shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike në lokalitetet përreth, por dua të them se kjo mua më duket më shumë si teknologji antike e alienëve.

Shikojeni trupin e asaj që duket të ketë qenë skeleti i dronit të alienëve, robotit, apo rrobave kozmike, meqë nuk ka të ngjarë që qoftë edhe një trup i alienit t'i mbijetojë rënies nga hapësira dhe të duket mirë. Njerëzit që e gjetën këtë objekt tregojnë se gjetën "pjesë" gjithandej, gjë që d.m.th. se ata mendonin se bëhej fjalë për ndonjë objekt artificial, e jo për ndonjë meteorit". Në lidhje me krijesën dykëmbëshe, të karbonizuar, ai tha se ai mund të ketë qenë ndonjë alien, apo robot alienësh. 

(Kosova Sot Online)