Jeta në Mars, shfaqen pamjet e fundit shkrepur nga roveri i NASA-s

  • 25 December 2019 - 08:47
Jeta në Mars, shfaqen pamjet e fundit shkrepur nga roveri i NASA-s

Një panoramë mahnitëse e Marsit tregon vendin e fundit të pushimit të Opportunity në të.

Imazhi është një seri prej 354 fotografish individuale të mbledhura nga roveri për një periudhë 29-ditore para se të mbyllet plotësisht dhe të deklarohet ‘i shkatërruar’ nga agjencia hapësinore amerikane në fillim të këtij viti.

Peizazhi i shkretë Marsian i njohur si ‘Lugina e këmbënguljes’ ishte gjëja e fundit që roveri fotografoi dhe tani shërben si varreza e tij.

Panorama është e përbërë nga 354 imazhe individuale të siguruara nga Kamera Panoramike e Roverit nga 13 maji deri më 10 qershor, ose sol (dita Marsiane) 5,084 deri 5,111.

Panorama kombinon imazhe nga tre filtra të ndryshëm Pancam, të cilët pranojnë dritën e përqendruar në gjatësi vale prej 753 nanometra (afërsisht infra të kuqe), 535 nanometra (jeshil) dhe 432 nanometra (violet).

(Kosova Sot Online)