Çka është kjo krijesë gjigante në Rusi?

  • 25 December 2019 - 13:43
Çka është kjo krijesë gjigante në Rusi?

Çka mund të jetë kjo krijesë e madhe, gjigante, e cila shihet duke zbritur me hapa të mëdhenj nga një rrokaqiell, diku në Rusi? Në shikim të parë, ajo duket si një merimangë gjigante. Kjo krijesë e frikshme shihet në një video incizim i cili është bërë "viral" (është klikuar dhe shikuar së tepërmi) në rrjetet sociale. Deri më tani është shikuar me miliona herë.

Ekspertët dhe ithtarët e ekzistimit të alienëve kanë filluar që ta analizojnë atë për së afërmi, për të konstatuar se a bëhet fjalë për ndonjë mashtrim, montazh të incizimeve, apo për incizim të vërtetë. "Daily Paranormal" ende është duke e testuar atë, por deri më tani, thotë se nuk ka gjetur elemente të cilat do ta vinin në dyshim autenticitetin e incizimit. Por, më pas, shtrohen vetvetiu pyetje të tjera. Nëse ky video incizim është i vërtetë, atëherë ku treti një krijesë e tillë, pse mediat nuk raportuan për të, a shkaktoi ajo viktima, etj.

(Kosova Sot Online)