Unaza misterioze nga tymi

  • 26 December 2019 - 11:43
Unaza misterioze nga tymi

Një njeri, i cili është prezantuar vetëm si David, thotë se kurrë nuk ka besuar në mbinatyroren, apo paranormalen. Por, ai tregon se, një ditë të qartë me diell, një mëngjes pranveror, në pjesën e dytë të prillit të vitit 2015, në Kasper të Kalifornisë, derisa ishte me veturë në rrugë, ku kishte dalë me qëllim që ta vizitonte motrën dhe burrin e saj, ishte duke u kënaqur si gjithmonë me këtë vozitje, meqë ambienti është tepër i këndshëm. Por, derisa ishte duke u afruar te një kthesë, ai vërejti diçka në distancë. Ajo "gjëja" ishte poshtë në qiell dhe në rënie e sipër.

Ai objekt ishte duke lëvizur në drejtim të Davidit dhe, në fillim, ai iu duk si një balon i ajrit. Por, kur ishte afruar më shumë, David kishte parë se kishte të bënte me një unazë të zezë, nga tymi, e cila vazhdimisht e ndryshonte formën, duke u bërë ovale, e më pas përsëri rrethore. David ishte ndalur, kishte parkuar veturën dhe kishte përcjellë unazën e çuditshme të tymit. Papritmas, unaza e tymit filloi që të lëvizte më me shpejtësi dhe filloi që të ngjitej më lart, në qiell. Aty kishte parë edhe një avion, duke e ndjekur unazën.

(Kosova Sot Online)