'Curiosity' has në kodrën e parë ranore në Planetin e Kuq

  • 29 December 2019 - 08:28
'Curiosity' has në kodrën e parë ranore në Planetin e Kuq

‘Curiosity Mars’ i NASA-s, për herë të parë që prej fillimit të ekspeditës së vetë në Planetin e Kuq, ka hasur në një kodër rëre, që nuk janë studiuar më parë. Roboti i kishte vërejtur këto kodra të shtresuara me rërë gjatë një shëtitjeje të rendomë nëpër sipërfaqen e planetit.

Tani pritet që nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, ‘Curiosity’ të marrë ekzemplarë të rërës dhe t’i fusë për analiza të detajuara në brendësi të vet, ku gjendet një laborator. Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë ne do të jemi në gjendje ta kuptojmë se si rëra shtohet, për ta rritur nivelin e kodrës për një metër, çdo një vit tokësor.

Kodra që do të studiohet është 5 kilometra e lartë dhe në pjesën e poshtme ka shumë shtresa gurore.

(Kosova Sot Online)