Çka po lëviz mbi sipërfaqe të Marsit?

  • 02 January 2020 - 08:08
Çka po lëviz mbi sipërfaqe të Marsit?

Në disa pamje, të bëra nga "Google Earth", shihen disa formacione të gurëve që kanë lëvizur në vijë të drejtë, duke lënë një gjurmë në formë të bishtit prapa. Kjo mund të duket e thjeshtë dhe e parëndësishme, por meqë jemi duke folur për sipërfaqen e Marsit, ku thuajse nuk lëviz asgjë, atëherë interesimi është i madh. Deri më tani zyrtarët e NASA-s nuk kanë dalë me asnjë deklaratë në lidhje me këtë.

Prandaj, shtrohet pyetja se çka ka shkaktuar këto gjurmë. Analistët mendojnë se bëhet fjalë për fenomenin e quajtur "dust devil" (vorbull ere), një fenomen natyror ky i njohur që më parë, edhe pse disa aspekte të tij nuk përshtaten me atë që shihet në Mars.

Sipas këtij fenomeni, vija pas gurëve do të duhej të ishte zigzage, e jo e drejtë. KA edhe të tillë që thonë se këtu kemi të bëjmë me një fenomen misterioz, që është parë edhe në Tokë, më saktësisht në Luginën e vdekjes, në Kaliforni. Apo, mos janë në pyetje alienët?

(Kosova Sot Online)