UFO-t në formë kryqi shfaqen në qiellin e Ukrainës

  • 03 January 2020 - 13:26
UFO-t në formë kryqi shfaqen në qiellin e Ukrainës

Banorët e Ukrainës zakonisht shikojnë qiellin për të shikuar nëse ka ndonjë aeroplan që mund t'i bombardojë, mirëpo së fundmi ata kanë parë diçka më të pazakontë. Fotografitë dhe videot e postuara në internet kohëve të fundit tregojnë për fenomenin e shfaqjes së objekteve të paidentifikuara fluturuese, në formë të kryqeve, në qiellin e Ukrainës.

 Siç edhe ishte pritur, këto fotografi kanë ngjallur reagime të ndryshme, me shumë njerëz që pretendojnë se fotografitë janë pamje të UFO-ve. 'UFO' e parë në formë kryqi ishte shfaqur më 24 qershor të këtij viti, derisa ka vazhduar edhe në muajt në vazhdim, për t'u intensifikuar në fillim të muajit dhjetor. Karakteristikë e tyre është se po shfaqen vetëm mbi zonat ku ka luftime.

(Kosova Sot Online)