Incizohen dy ufo pranë stacionit hapësinor

  • 04 January 2020 - 13:57
Incizohen dy ufo pranë stacionit hapësinor

Edhe një herë është shfaqur në problem në hapësirë! Pas raportimeve të pareshtura për shfaqjen e objekteve misterioze, është raportuar edhe një herë për objekt që është parë duke manovruar në mes të anijes kozmike 'Soyuz' dhe Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Objekti në fjalë është incizuar nga kamerat e stacionit hapësinor dhe me shumë gjasë objekti misterioz, që është filmuar, ka qenë duke observuar operacionin e stacionit hapësirën.

Pak kohë pasi ai është zhdukur është shfaqur edhe një tjetër objekt, më i shndritshëm. Shfaqja e këtyre objekteve në hapësirë ka nxitur reagime nga më të ndryshmet në mesin e masës së gjerë, ku është vërejtur një insistim i shtuar ndaj autoriteteve për të mos i fshehur fenomenet e tilla.

(Kosova Sot Online)