Minjtë rusë, në ndjekje të narkomanëve dhe terroristëve

  • 05 January 2020 - 08:51
Minjtë rusë, në ndjekje të narkomanëve dhe terroristëve

Shkencëtarët rusë nga Rostov në Don janë duke zhvilluar një metodë të veçantë të luftës kundër terrorizmit dhe tregtisë me drogë, me ndihmën e brejtësve.

Të punësuarit në laboratorin e universitetit federal jugor kanë propozuar që shqisa supersensitive e nuhatjes që haset te minjtë, të përdoret për zbulimin e eksplozivëve. Supozohet që minjtë kiborgë me mikroçipa të inkorporuar në tru, mund të përdoren si sensosë specifikë.

Sipas fjalës së shkencëtarëve, neuronet e minjve të fushës, që pranojnë ngacmimet, përmbajnë me mijëra receptorë të proteinave që përtërihen me rrugë natyrore. Minjtë tanimë përdoren për detektimin e minave në Tanzani, Mozambik, Angola, Kamboxhia, etj.

Në këto raste përdoren minjtë që janë trajnuar me anë të dhembjes dhe frikës, apo me anë të ushqimit. Kur ta gjejë aromën e kërkuar, kafsha hyn në një vrimë të veçantë, apo merr pozitë të veçantë.

(Kosova Sot Online)