Engjëjt me të vërtetë ekzistojnë!

  • 07 January 2020 - 09:44
Engjëjt me të vërtetë ekzistojnë!

Kamerat e sigurisë në një spital kishin regjistruar diçka të pabesueshme, derisa një vajzë ishte duke dhënë shpirt. Mjekët kanë mbetur pa fjalë. Vajza 14- vjeçare e Colin Bantonit, Chelsey, tanimë konsiderohej mrekulli në vete, meqë kishte arritur këtë moshë përkundër faktit se mjekët i kishin thënë prindërve të saj se ajo do të vdiste menjëherë pas lindjes. Prandaj, kur ajo kishte shkuar në spital me një kallje serioze të mushkërive, mjekët kishin menduar se asaj me të vërtetë i kishte ardhur vdekja.

Por, nëna e saj ishte e bindur se një engjëll kishte shkuar në spital, për t'ia dhënë vajzës së saj edhe një shans për të jetuar. Familjarët ishin mbledhur që të përshëndeteshin përfundimisht nga Chelsey, por në ambientet e spitalit, kamerat kishin regjistruar një dritë engjëllore. Drita në fjalë kishte qëndruar disa minuta para dhomës së Chelsey-t, ku gjendja e vajzës më pas ishte përmirësuar papritmas. Ajo u zgjua disa minuta më pas, e shëruar plotësisht nga kallja e mushkërive, duke i lënë mjekët me gojë të hapur.

(Kosova Sot Online)