Zbulohet vendbanimi antik i vikingëve në Norvegji

  • 10 January 2020 - 09:53
Zbulohet vendbanimi antik i vikingëve në Norvegji

Gjatë gërmimeve në një aeroport është gjetur një hapësirë e madhe, ku besohet të jetë shtrirë një fshat i vikingëve, para 1500 vitesh. Zbulimi në fjalë, që ka madhësi sa të 13 fushave të futbollit, është bërë gjatë gërmimeve për zgjerimin e Aeroportit 'Ørland' në veriperëndim të Norvegjisë.

Artefaktet e zbuluara në këtë hapësirë përfshijnë stoli, eshtra kafshësh dhe mbetje të punimeve prej xhami. Këto boshjet të jenë gjërat më të vjetra që janë zbuluar ndonjëherë në Norvegji dhe arkeologët besojnë që niveli i ultë i acidit në dheun e kësaj ane ka bërë të mundur shpërfaqjen e këtyre mbetjeve të kamotshme.

(Kosova Sot Online)