Konfirmohet shkencërisht: Të vdekurit mund të komunikojnë me të gjallët

  • 12 January 2020 - 08:36
Konfirmohet shkencërisht: Të vdekurit mund të komunikojnë me të gjallët

Dr. Imants Barušs, nga Universiteti i Ontarios Perëndimore në Kanada, ka bërë dy studime me qëllim që të konfirmojë supozimin se të vdekurit mund të komunikojnë me të gjallët me anë të pajisjeve elektronike.

Në studimin e parë ai ia doli që ta riprodhonte këtë fenomen në një aspekt të dobët, por jo edhe të fortë. Ky studim u botua në revistën "Journal of Scientific Exploration in 2001". Ata tentuan që të bisedonin me shpirtra, me ç'rast regjistruan disa fjalë, apo edhe fjali.  

Kjo nënkuptonte se "fenomeni i zërit elektronik" (EVP) mund të ekzistojë. Studimi i tij i dytë, i botuar në vitin 2007, tentonte t'i adresonte disa dobësi të studimit t parë. me këtë rast u përdor programi kompjuterik, i cili përzgjedhë rastësisht shkronjat, për të parë se a do të krijohej ndonjë fjali me kuptim.

Meqë "rastësitë" ishin shumë më të shpeshta sesa që duhej të ishin, shkencëtarët konstatuan se aty ndikonin shpirtrat.

(Kosova Sot Online)