NASA publikon pamjet: Adoleshenti zbulon planetin 7 herë më të madh se Toka

  • 13 janar 2020 - 11:32
NASA publikon pamjet: Adoleshenti zbulon planetin 7 herë më të madh se Toka

Wolf Cukier deri këtë verë ishte thjesht një adoleshent i pasionuar pas matematikës, filmave si “Star Wars”, dhe si pasojë , edhe i yjeve.

Por as në shpresat më të fshehta djaloshi mendonte se emri i tij do të mbetej përgjithmonë në historinë e astronomisë si zbuluesi i një planeti të ri.  Lajmi iu bë i ditur nga vetë NASA këtë  javë, duke i dhënë edhe autorësinë djaloshit në artikullin shkencor që shpjegon zbulimin.

Ngjarja ka ndodhur realisht, pasi 17-vjeçari këtë verë kishte mundur të pranohej në një stazh dy mujorë në NASA,  si nismë për të angazhuar të rinjtë në programet e institucionit të njohur, sidomos në programin TESS (Transting Exoplanet Survey satelite), ku satelitët kërkojnë ditë e natë të përditësojnë hartën e universit me zbulime të reja.

Wolf ishte në ditën e tij të tretë, i riu brilant vërejti një ndryshim të pazakontë në një sektor të hapësirës, që algoritmet e kishin gjykuar si normale. Pasi dha sinjalin dhe filluan kërkimet më në thellësi, të dhënat nuk lanë më asnjë dyshim. Wolf kishte zbuluar një planet 7 herë më i madh se Toka, rreth 1300 vite dritë nga ne, të cilit iu vu emri TOI 1338.

Ky planet është i pari i zbuluar që sipas shkencëtarëve rrotullohet rreth dy yjeve, çdo 15 ditë.

(Kosova Sot Online)