Miliarderi 44-vjeçar kërkon ‘partneren e jetës”, aventuara e parë do të jetë një udhëtim në…

  • 13 January 2020 - 13:05
Miliarderi 44-vjeçar kërkon ‘partneren e jetës”, aventuara e parë do të jetë një udhëtim në…

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, është në kërkim të një “gruaje speciale”, që t’i bashkohet atij në udhëtimin rreth Hënës nga SpaceX, kompania në pronësi të një tjetër miliarderi të famshëm, Elon Musk.

Manjati i modës është caktuar të jetë pasagjeri i parë civil që fluturon rreth Hënës në raketën “Starship” në vitin 2023. Ky mision do të jetë udhëtimi i parë hënor nga njerëzit që nga viti 1972.

Çmimi që Maezawa pranoi të paguante për biletën e tij në hapësirë ënuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishin “shumë para”. Maezawa ka thënë se planifikon të marrë një grup artistësh me vete në fluturim.

Gjithashtu themeluesi i Zozo, shitësi më i madh në internet i modës në Japoni, bëri një apel në internet dhe u shpreh se dëshiron që këtë përvojë ta ndajë me një “grua speciale”, prandaj të aplikojnë, shkruan BBC.

44-vjeçari nuk ka shumë kohë që është ndarë nga e dashura e tij, aktorja 27-vjeçare Ayame Goriki. Ndërkohë në njoftimin e bërë në “Twitter” nga Maezawa, ekziston edhe një listë kushtesh si dhe një program për procesin e aplikimit të gjatë tre muaj.

Kushtet thonë se aplikantet duhet të jenë beqare, mbi moshën 20 vjeç, gjithmonë pozitive dhe të jenë të interesuar të shkojnë në hapësirë. Nga ana tjetër, 44-vjeçari ka treguar se afati i fundit për aplikime është 17 janari dhe një vendim i fundit për partneren e tij do të merret në fund të Marsit.

Maezawa është një ekscentrik që fitoi famën si një baterist në një grup punk hardcore tashmë i njohur si manjat mode. Ai besohet se ka një pasuri personale rreth 3 miliardë dollarësh, shumë prej të cilave ai shpenzon për artin.

(Kosova Sot Online)