Raportimet më të famshme për ufo-t

  • 14 janar 2020 - 15:03
Raportimet më të famshme për ufo-t

Gjatë vitit që kemi lënë pas ka pasur një numër të madh të raportimeve për shfaqjen e UFO-ve dhe krijesave të tjera jashtëtokësore. Ndërsa, këto janë shtatë rastet më të famshme që kanë pushtuar ballinat e gazetave gjatë vitit 2014:

1. UFO që është parë mbi ajsbergun në lindje të Kanadasë Gjatë një ekskursioni në Salvador, një dëshmitar kishte raportuar se kishte parë një objekt që qëndronte pezull dhe ndërronte formën mbi ajsbergët e shumtë në ujërat e asaj ane.

2. UFO-ja që u shkatërrua nga aeroplani ushtarak Në një video që është publikuar në "YouTube" në vitin 2014 mund të shihet momenti kur një aeroplan ushtarak i Ushtrisë së SHBA-së godet për ta shkatërruar një objekt misterioz, në formën e një "përbindëshi jashtëtokësor".

3. Një kamp i talibanëve në Afganistan u sulmua nga një UFO Në një tjetër video të publikuar në internet shihet një objekt në formë trekëndëshi që hap zjarr mbi një bazë të talibanëve në Afganistan. Pak kohë pas hapjes së zjarrit, nga kampi i terroristëve shihet që del tym e flakë.

4. Objekti i çuditshëm është fotografuar tek rrotullohej në qiellin e Londrës Në një set fotografish, të realizuar në qytetin e Londrës, është kapur një objekt me ngjyrë të zezë, që vazhdimisht rrotullohej në qiellin e kryeqytetin e Anglisë. Objekti në fjalë lëshonte dritë vezulluese teksa rrotullohej në qiellin e hapur.

5. Një sërë objektesh në formë trekëndëshe janë parë në qiellin e Teksasit Pak kohë pasi që kishte dëgjuar një bisedë të çuditshme në mes dy pilotëve, Steve Douglass kishte vërejtur një sërë objektesh në formë trekëndëshe teksa fluturonin mbi qiellin e Teksasit. Douglass ka thënë që është i bindur se objektet nuk kanë qenë tokësore, pasi që nuk kishte parë dhe nuk kishte dëgjuar kurrë për objekte të tilla.

6. UFO që u fotografua në planetin Mars Një objekt shumë i çuditshëm, që nga investiguesit e dukurive paranormale është cilësuar të jetë UFO, është fotografuar nga një robot i dërguar nga NASA në sipërfaqen e planetit të kuq.

7. UFO që shtyu e anuloi një sërë fluturimesh Objekti ishte parë në afërsi të Aeroportit të Bremenit në Gjermani, ndërsa pas tij ishin vënë disa helikopterë të policisë, megjithatë, helikopterët ishin kthyer duarthatë nga misioni i tyre. Si rrjedhojë e raportimeve për shfaqjen e këtij objekti, zyrtarë të aeroportit kishin shtyrë e anuluar një sërë fluturimesh të planifikuara për atë ditë.  


(Kosova Sot Online)