Një figurë misterioze është incizuar në korridorin e një shkolle në SHBA

  • 15 January 2020 - 09:26
Një figurë misterioze është incizuar në korridorin e një shkolle në SHBA

Nga fundi i muajit të kaluar, kur stafi i një shkolle në Ajdaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përgatitej për t'i festuar festat e fundvitit, ka ndodhur një dukuri shumë e pazakontë. Gjatë kohës kur askush nuk gjendej brenda objektit të shkollës, rojet e sigurisë, të cilët kanë qenë jashtë, kishin parë që dritat brenda shkollës fikeshin dhe ndizeshin, mirëpo kur ishin futur brenda, nuk kishin parë asnjë njeri.

Të nesërmen, me urdhrin e drejtorit të shqetësuar, ishte shikuar incizimi i nxjerrë nga kamerat e sigurisë, të vendosura në brendësi të shkollës. Në videon, e cila tashmë është publikuar edhe në internet, mund të shihet një figurë misterioze, e cila sorollatej nëpër korridoret e ndërtesës.

(Kosova Sot Online)