Krijesa gjigante shihen duke u ngjitur në llavën vullkanike në meksiko

  • 15 January 2020 - 10:42
Krijesa gjigante shihen duke u ngjitur në llavën vullkanike në meksiko

Vullkani i njohur si "Popocatepetl" në Meksiko tash e një kohë të gjatë është hetuar për shfaqjen e jashtëtokësorëve, megjithëse është shumë aktiv. Tani, një ekip shpëtues që merret me ngjitjen nëpër male pretendon të ketë parë disa krijesa gjigante që ngjiteshin nëpër llavën e vullkanit, me një shpejtësi shumë të madhe.

Ky vullkan gjendet në qendër të Meksikës dhe duke qenë në lartësi prej 5.426 gjendet në pikën e dytë më të lartë në Meksiko. Tash e një kohë të gjatë është raportuar për një numër të madh të krijesave gjigante që futen e dalin nga "goja" e vullkanit, mirëpo vetëm tani janë siguruar pamjet e këtyre krijesave.

(Kosova Sot Online)