Avioni i rrëzuar i "Air Asia" nuk e kishte lejen e ministrisë për fluturim

  • 16 January 2020 - 10:42
Avioni i rrëzuar i

Misteri rreth rrëzimit të fundit të një avioni të madh sa po bëhet edhe më i pabesueshëm. Merret vesh se avioni i "Air Asia" as që kishte lejen e ministrisë indoneziane të fluturimeve që të fluturonte atë ditë. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, tani po hetohet se kush e lejoi këtë avion që të ngrihej në ajër.

Më herët, ministri indonezian i transportit, Ignacius Jonan, e kishte fajësuar pilotin e avionit meqë nuk ishte informuar rreth kushteve të fluturimit, para se të ngrihej në qiell. Por, pilotët indonezianë thonë se akuzat e ministrit nuk janë të bazuara, meqë informimi i pilotit rreth kohës nuk është pjesë e procedurës së obligueshme. Sido që të jetë, deri tani janë gjetur pesë pjesë të avionit në fund të detit, te brigjet e Borneos, ku edhe u rrëzua ai.

(Kosova Sot Online)