Misteri i vrasjes së Lilly Lindeström-it

  • 17 January 2020 - 09:04
Misteri i vrasjes së Lilly Lindeström-it

"Vampiri Atlas" është nofka që i është dhënë një sulmuesi të panjohur, i cili e ka kryer vrasjen e pazbardhur ende, "Vrasjen Vampir", në Stokholm të Suedisë, në vitin 1932. Më 4 maj të vitit 1932, një prostitutë 32-vjeçare, Lilly Lindeström, ishte gjetur e vrarë në apartamentin e saj në zonën Atlas të Stokholmit. Ajo kishte qëndruar 2-3 ditë e vdekur para se policia të hynte në apartamentin e saj.

Lilly ishte gjetur tërësisht e zhveshur, e shtrirë në shtrat, me fytyrë teposhtë. Sipas raportimeve, ajo ishte dhunuar para se të vritej. Por, ajo që i habiti më së shumti detektivët, ishte konstatimi se asaj i ishte thithur gati tërë gjaku. Policia gjeti edhe disa pajisje me të cilat besonin se i dyshuari ia kishte pirë gjakun viktimës. Shumë klientë të prostitutës u morën në pyetje, por në fund, asnjëri nga ta nuk u padit. Rasti edhe sot e kësaj dite mbetet i pazbardhur.

(Kosova Sot Online)