Kanë zbuluar një materie të re, nga e cila janë të përbërë shumë planetë e yje

  • 21 January 2020 - 15:18
 Kanë zbuluar një materie të re, nga e cila janë të përbërë shumë planetë e yje

Yjet e përbërë nga neutronet janë objektet më të dendura në univers, pasi që vetëm një "lugë" nga këto objekte peshon më shumë se e tërë hëna. Tani, shkencëtarët kanë bërë të ditur që ka mundësi që përbrenda këtyre objektesh, që nuk janë më të mëdha sesa një qytet në tokë, po ndodhin gjëra shumë të rëndësishme. Hulumtuesit tani besojnë që materia nga e cila përbëhen këto objekte është aq e çuditshme, saqë studimi i saj mund të nxjerrë në pah shumë sekrete të universit. Teoria e fundit në lidhje me këto objekte ka ardhur nga Dr. Pedro Moraes dhe Dr. Oswaldo Miranda, të cilët janë pjesë e Institutit Kombëtar për Hulumtime Hapësinore në Brazil. Ata pretendojnë se disa nga yjet e neutronit mund të jenë të përbërë nga një materie e veçantë, që ndryshe quhet "materia e çuditshme". Cilësitë e materies Cilësitë e kësaj materieje janë ende të panjohura, megjithatë besohet se materia është e lëngët. "Yjet, galaksitë, planetët dhe madje edhe njerëzit janë të përbërë nga e ashtuquajtura materie barionike" ka shpjeguar Dr. Moraes. "Barioni, që është një proton ose neutron, është i përbërë nga copëzat bazike të njohura si kuarkë.

Ekzistojnë gjithsej gjashtë lloje të kuarkeve dhe varësisht nga kombinimi i këtyre kuarkeve, formohen barione të ndryshme". Dr. Moraes ka thënë që përbrenda një ylli neutron, neutronet dhe protonet mund të ndrydhen aq shumë saqë krijohet ajo materia e çuditshme. Ai më pas ka thënë që materia mund të duket shumë e zakontë në shikim të parë, mirëpo dallon shumë nga materia e zezë, e cila formon objektet fizike. "Ajo që e dallon materien e rendomë nga materia e çuditshme është densiteti. Yjet neutrone, ashtu siç mund të kuptohet edhe nga emri, janë të përbërë nga neutronet dhe kanë një shpejtësi shumë të madhe të lëvizjes. Ndërsa, shumica e këtyre yjeve kanë masë 1.4 herë më të madhe se masa diellore". Përbërja e yjeve të çuditshme Shumica e yjeve janë të përbërë nga kombinimi i vetëm dy kuarkeve, mirëpo në rastet më ekstreme, mund të kemi kombinim të më shumë kuarkeve, kombinime këto që rezultojnë në krijimin e yjeve super të dendur, e që rrotullohen me një shpejtësi shumë të madhe. Yjet normale janë shumë më të lehta sesa yjet neutrone. Për shembull, një yll neutron me një masë 0.2 herë sa ajo e diellit, do ta kishte një radius prej 15 kilometrash, mirëpo, një yll i përbërë nga neutronet e ka radiusin për tri herë më të vogël. Përfitimet më të mëdha që mund të nxirren nga kjo teori janë faktet që në Univers mund të ketë shumë më tepër materie sesa që ne kemi imagjinuar si dhe fakti që një pjesë e këtyre materieve mund të jenë të "ngujuara" diku edhe në Sistemin Diellor. 

(Kosova Sot Online)