Parashikimet e tmerrshme të shkencëtarëve të NASA-s

  • 24 January 2020 - 09:42
Parashikimet e tmerrshme të shkencëtarëve të NASA-s

Me gjasë shumë prej nesh e kanë filluar vitin e ri me shpresa dhe plane të reja. Por, nuk duhet të ngutemi. Shkencëtarët e NASA-s janë shumë pesimistë në këtë drejtim. Ata kanë parashikuar se sivjet, në vitin 2015 pra, do të fillojë një periudhë e të ftohtit ekstrem, e cila do të zgjasë 30 vjet. Kjo do të jetë pasojë e rënies historike të energjisë së Diellit, gjë që do të ketë ndikim në tërë botën.

Në rast se ky parashikim është i saktë, atëherë shumë njerëz do të vdesin nga të ftohtit dhe nga mungesa e ushqimeve. Moti shumë i ftohtë do t'i shkatërrojë 50% të ushqimeve në botë. Por, kjo nuk është e tëra. Shkencëtarët e NASA-s thonë se duhet të përgatitemi edhe për super-tërmete dhe për shpërthime më të fuqishme vullkanike, sesa ato që i kemi parë deri tani. Pra, sipas këtyre parashikimeve, nuk janë të vërteta pretendimet se na pret një ngrohje globale, por e kundërta e saj, një periudhë tepër e ftohtë, e acartë.

(Kosova Sot Online)