Fantazma i fik dritat në një shkollë

  • 26 January 2020 - 08:14
Fantazma i fik dritat në një shkollë

Incizimet e kamerave të sigurisë kanë vënë në pah një fantazmë, e cila shëtitë në korridoret e shkollës së mesme “Pocatello”, në Ajdaho të SHBA-së. Kjo shkollë deri tani ka qenë vend i paraqitjes së shumë fenomeneve paranormale, ku edhe nxënësit, por edhe profesorët kanë raportuar se kanë dëgjuar zhurma të çuditshme, si dhe kanë parë figura të frikshme.  

Tani, një kamerë e sigurisë, gjatë pushimeve të fundvitit, ka incizuar atë që besohet të jetë dëshmia më e fortë rreth asaj se në atë shkollë është duke ndodhur diçka e çuditshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Në incizimin e kamerës mund të shihet një hije e çuditshme, e cila endet poshtë-lartë dhe duket se tërë shkolla dridhet në ritmin e lëvizjeve të hijes.

Policia është thirrur disa herë meqë në shkollë është vërejtur se dritat herë ndizen, e herë fiken, derisa në të nuk gjendet askush. Ky incizim ka ngjallë debate të ashpra deri më tani.

(Kosova Sot Online)