Një objekt si kambanë shihet në qiellin e Illinoit

  • 27 January 2020 - 13:30
Një objekt si kambanë shihet në qiellin e Illinoit

Derisa një fotograf ishte duke shëtitur, në kërkim të pamjeve më të mira dimërore, për t'i fotografuar, ai u ndal për ta fotografuar një fermë të vjetër, e cila kishte disa mullinj të erës. Ai kishte bërë disa foto me shpejtësi, meqë bënte tepër ftohtë. Pasi që më vonë i kishte zhvilluar fotografitë, ai kishte vërejtur një objekt në formë të kambanës, apo diamantit, në të majtë të kullës së mullirit të erës.

Kur kjo pamje të zmadhohet për 200 deri 500 %, meqë ka rezolucion të mirë, shihet një pamje si e balonës meteorologjike. Por, meqë në afërsi të atij vendi nuk ka asnjë stacion meteorologjik, menjëherë u përjashtua mundësia që ai objekt të ketë qenë balonë meteorologjike. Dhe, meqë bënte shumë ftohtë, nuk kishte të ngjarë që objekti të ishte balon me ajër të nxehtë, që përdoret nga njerëzit kur dalin për të shëtitur. Çka ishte ai?!

(Kosova Sot Online)