Bëhen publike për herë të parë dosjet sekrete të UFO’ve

  • 28 January 2020 - 12:05
Bëhen publike për herë të parë dosjet sekrete të UFO’ve

Bëhen publike për herë të parë dosjet sekrete të UFO-ve në Britani. Pamjet e UFO’ve të raportuara nga pjesëtarë të forcave ajrore britanike do të publikohen për herë të parë në internet.

RAF ka pasur për pesë dekada një njësi të kushtuar jashtëtokësorëve, por zgjodhi vendosi ta mbyllte në 2009 pasi doli në përfundimin se asnjë nga raportet e dërguara nuk paraqesnin prova të një kërcënimi të mundshëm.

Të dhënat e kësaj njësie i kishin kaluar Arkivit Kombëtar, dhe shpesh klasifikoheshin përpara se të bëheshin publike pas një numri të caktuar vitesh. Megjithatë tani është vendosur që raportet më të fundit të marra nga RAF do të hidhen në internet, dhe kjo në vazhdën e një kërkese që mbështeten në Ligjin për Lirinë e Informacionit.

Banorët që thonë se kanë parë UFO tani duhet t`i drejtohen forcave lokale të policisë. Një zëdhënës i RAF tha se “është vendosur që do të ishte më mirë nëse do të publikoheshin këto regjistrime, në vend që t`i dërgohen Arkivës se shtetit dhe mendohet se do të kalohen në një faqe qeveritare”.

Por përpara publikimit, dokumentet do të kalonte nëpër një të ashtuquajtur “proces pastrimi”, i cili pritet të zhvillohet “ brenda tremujorit të parë të vitit 2020”. Një shkencëtar i NASA’s e ka pranuar se është plotësisht e mundur që alienët ta kenë vizituar tashmë Tokën, ne thjesht sipas tij, nuk i kemi parë.

(Kosova Sot Online)