Zhdukja e Gerry Largay-t

  • 29 January 2020 - 14:50
 Zhdukja e Gerry Largay-t

Të enjten e 8 janarit të këtij viti, bashkëshorti i Johanna Frouw-it e kishte parkuar veturën e tij dhe kishte shkuar në një dyqan për të blerë birra, duke e lënë Johanna-n në makinë, bashkë me çelësat e veturës dhe celularin e tij. Kur ishte kthyer, vetura nuk kishte lëvizur nga vendi, sikurse çelësat dhe celulari i tij, megjithatë, bashkëshortja e tij ishte zhdukur. Ekipet e kërkimit kanë bërë të ditur që Johanna në të kaluarën kishte marrë sasi të mëdha të drogës, megjithatë kurrë më parë nuk ishte zhdukur në atë mënyrë. Natyrisht, tregimi i saj nuk është unik, pasi që edhe në të kaluarën është raportuar për një sërë rastesh, ku njerëzit janë zhdukur pa gjurmë, brenda një kohe shumë të shkurtër. Zhdukja e Gerry Largay-t Në fund të vitit të kaluar, "Boston Globe" kishte raportuar për zhdukjen e Gerry Largay, e cila ishte zhdukur gjatë kohës kur ka qenë duke u ngjitur e vetme nëpër pyll. Në fakt, Gerry ka qenë e njohur si një sportiste e rryer, e cila gjatë jetës së saj ka shoqëruar qindra grupe njerëzish, të cilët kanë pasur dëshirë që të udhëtojnë nëpër zonat malore. Bashkëshorti i saj, i cili ka qenë më pasiv në këtë drejtim, ka rrëfyer për "Boston Globe" që zakonisht ai ka dalë për ta takuar bashkëshorten e tij nëpër pika të caktuara, ku edhe e ka furnizuar me ushqim ose me pajisje të tjera, që i janë nevojitur për udhëtimet e saj të shpeshta.

Gjithsesi, ai është thellë i brengosur për zhdukjen e bashkëshortes së tij, ndërsa, gjykuar nga fakti që ai beson në "Bigfoot"-a, druhet që pikërisht një i tillë ka mundur ta ketë marrë bashkëshorten e tij. Zhdukjet grupore Natyrisht, zhdukjet e individëve janë të dhimbshme, aq sa edhe misterioze, mirëpo kur një grup njerëzish zhduken, atëherë misteri bëhet shumë më i madh, sikurse edhe dhimbja e familjarëve. Historikisht, ka pasur raste të shumta kur grupe njerëzisht, kryesisht duke udhëtuar me aeroplanë, janë zhdukur për t'u mos u kthyer më. Rasti i fundit është ai i datës 8 mars të vitit 2014, kur aeroplani i Kompanisë "Malaysia Airlines" ishte zhdukur pak kohë pasi që e kishte humbur sinjalin me bazën tokësore. Që prej asaj kohe deri më sot nuk është gjetur as edhe një informacion në lidhje me zhdukjen e aeroplanit, ndërsa teoritë në lidhje me zhdukjen e tij janë nga më të ndryshimet. Hulumtuesit e dukurive paranormale për zhdukjet e tilla të njerëzve zakonisht i fajësojnë UFO-t, ndërsa kur personat zhduken në zona malore, "fajtorët kryesorë" janë "Bigfoot"-ët (krijesat me këmbë të mëdha), për shfaqjen e të cilëve raportohet shumë shpesh, sidomos në Shtetet e Bashkuara.