Vritet një dragua në Malajzi?!

  • 30 January 2020 - 09:24
Vritet një dragua në Malajzi?!

Në Perëndim të Malajzisë është vrarë një dragua i vërtetë. Vrasja ka ndodhur në një shtëpi. Një shitës pemësh ishte duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë, kur i doli gjumi nga një zë i çuditshëm. Kur zbriti shkallëve teposhtë, ai gjeti një kafshë të çuditshme me dy brirë dhe me mustaqe të gjata, që tentonte ta hante një lepur. Shitësi menjëherë vrapoi dhe e mori armën, një pushkë gjuetie, me të cilën e goditi tetë herë kafshën e cila ngjante me një dragua nga ata që tregohen nëpër përralla.

Kjo bëri që kafsha e çuditshme të rrëzohej përtokë. Pasi që u sigurua se kafsha e çuditshme kishte ngordhur, shitësi i pemëve u çudit kur pa se bëhej fjalë për një dragua me gëzof të ngjashëm me atë të lepurit. Ai më pas iu tha gazetarëve se kurrë nuk kishte besuar e as pritur që të shihte dragua me sytë e tij. Por, ai është shumë i lumtur, po ashtu, meqë sipas traditës kineze, kur dragoi të hyn në shtëpi, ai të sjell fat të madh, ku me anë të brirëve të tij, ai mund të sjellë miliona të tërë.

(Kosova Sot Online)