Një foto rrëqethëse e fantazmave fëmijë

  • 30 January 2020 - 10:22
Një foto rrëqethëse e fantazmave fëmijë

Kjo fotografi ishte bërë me një fotoaparat në vitin 2005 në Salem, Masaçusets, para një shtëpie për të cilën thuhej se ishte e braktisur. Edhe ashtu, Salem është njëri ndër qytetet më të braktisura në botë. Kjo fotografi, besuat apo jo, ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Kur ishte zhvilluar së pari, aty shihej një si re e ektoplazmës (një substancë mbinatyrore viskoze e cila supozohet se kullohet nga trupi i një mediumi gjatë transit mbinatyror shpirtëror dhe formon materialin për manifestimin e shpirtrave) që shihej në dritare. Përgjatë viteve, fotoja ka ndryshuar, kështu që aty tani mund të vërehen dy fantazma-fëmijë të zënë rob në këtë pronë nga njëri prej entiteteve që shihen në fotografi. Sa herë që e shikon këtë fotografi, ajo të bën të rrëqethesh nga frika.

(Kosova Sot Online)