Astronomët regjistrojnë radiosinjale të mistershme

  • 31 January 2020 - 09:42
Astronomët regjistrojnë radiosinjale të mistershme

Astronomët kanë regjistruar radiosinjale të çuditshme që vijnë nga thellësia e hapësirës. Sinjalet e tilla, të cilat zgjasin vetëm sa një pjesë e sekondës, lirojnë më shumë energji sesa Dielli që liron për një milion vjet. Shkencëtarët nga Universiteti "Swinburne" në Melburn, ia kanë dalë kohëve të fundit që t'i regjistrojnë këto sinjale, të njohura me emrin "blice", duke përdorë teleskopin "Parkes" që gjendet në Uellsin e ri jugor.

Nuk dihet me saktësi se çka mund t'i shkaktojë këto radiovalë, por shkencëtarët thonë se ato mund të jenë pasojë e ndonjë ngjarjeje kataklizmatike, që ndodh deri në 5,5 miliardë vjet drite larg. "Askush nuk e di shkaktarin e këtyre radiovalëve", thotë astronomi australian, Keith Bannister, duke shtuar se të gjitha shpjegimet aktuale janë tepër ekzotike dhe, si të tilla, munden vetëm të hedhen poshtë".

(Kosova Sot Online)