Çekanët dhe sakicat gjigante i habisin shkencëtarët

  • 01 February 2020 - 13:52
Çekanët dhe sakicat gjigante i habisin shkencëtarët

P ohimet se, në të kaluarën, paraardhësit tanë ishin shumë më të mëdhenj, në fakt gjigantë dhe se, tani, janë gjetur edhe disa nga skeletet e tyre, vazhdimisht janë hedhur poshtë nga arkeologët dhe nga shkencëtarët, në përgjithësi. Por, kur ata janë gjetur para zbulimeve të veglave tepër të mëdha, të çekanëve dhe sakicave të cilat një njeri i rëndomtë nuk mund t'i luajë vendi, ata kanë mbetur pa fjalë. Duke pasur parasysh kohën dhe materialin që është nevojitur për bërjen e këtyre veglave, bërja e tyre thjesht për rekreacion, duket shumë pak e mundur. Kjo e lë vetëm një shpjegim, sado i pabesueshëm që mund të duket ai: Në të kaluarën, në Tokë kanë jetuar njerëz gjigantë.

Disa nga këto vegla, të gjetura në shtratin e një liqeni në Bocuana, datojnë nga 10.000 deri 250.000 vjet më parë. Pesha e një çekani gjigant është rreth 30 kile, gjë që e bën të paimagjinueshme përdorimin e tij nga njerëzit me peshë dhe madhësi sa të njerëzve modernë. Përfundimin nxirreni vetë.

(Kosova Sot Online)