Fotografohet fantazma në një kafene

  • 08 February 2020 - 10:36
Fotografohet fantazma në një kafene

Mësuesja Debbie Monteforte kishte fotografuar burrin e saj Alex dhe të birin e tyre Raphael, por kur kishte shikuar fotografinë, kishte mbetur e shokuar. Në fotografi shihet një figurë e gjatë, që rri prapa fotos së lumtur familjare. Një mik familjar tregon: "Debbie bëri një foto dhe nuk i kushtoi vëmendje të madhe. Por kur në një rast e shikoi atë foto në kompjuter, dukej qartë figura e një plake.

Vendi ku ishte bërë kjo fotografi, bari i hotelit "Kings Arms" është njëri ndër lokalet më të vjetra në Londër dhe gjendet afër ish rezidencës së mbretit Henry VIII. Ky lokal ka një histori të errët. Në shekullin XIX thuhet se një djalë e kishte gjetur nënën e tij të varur në atë ndërtesë. Djali ishte shqetësuar aq shumë nga ajo që kishte parë, sa që kishte kërcyer nga dritarja dhe kishte vdekur. Për këtë shkak, thuhet se në atë kafene shpesh shihen si fantazma e nënës, po ashtu edhe të të birit..

(Kosova Sot Online)