Figurat mistike biblike, të pashpjegueshme edhe sot e kësaj dite

  • 14 February 2020 - 15:36
Figurat mistike biblike, të pashpjegueshme edhe sot e kësaj dite

Bibla është njëri ndër librat më të lexuar në botë, por kjo nuk d.m.th, se është i qartë çdo aspekt i saj. Bile, ajo është e mbushur me personazhe misterioze,raporton Gazeta Kosova Sot

Dishepulli i dashur

Në Ungjillin e Gjonit ekzistojnë disa referenca ndaj "dishepullit të cilin e donte Krishti". Ky dishepull misterioz është paraqitur edhe në pikturën e famshme, "Darka e fundit". Ekziston një debat i gjerë rreth identitetit të kësaj figure misterioze. Më së shpeshti mendohet se ai është vetë dishepulli Gjon, emnaku i shkruesit të Biblës, por asnjëri nga12 apostujt e Krishtit nuk ishin të pranishëm në momentin e kryqëzimit, e "dishepulli misterioz" ishte aty. Disa thonë se ai mund të jetë edhe Lazari, të cilin Krishti e kishte ringjallur. Ndër emrat e tjerë që përmenden, janë edhe Maria Magdalena, Juda, vëllai i Krishtit, apo edhe ndonjë zyrtar romak. 

James i drejtë

Krahas Palit dhe Pjetrit, James (Jakobi ?) konsiderohet figura më e rëndësishme apostolike në historinë e Kishës katolike. Libri i Akteve e përmendë atë si kryesues të Kishës në Jerusalem dhe ai citohet shpesh. Atë e kanë konsultuar si Pali, po ashtu edhe Pjetri. Por, kush është ai? Tradicionalisht, ai konsiderohet si vëllai i Krishtit (apo thënë më saktë, vëllai nga nëna). Por, emri James ishte i shpeshtë asokohe. Dy nga 12 dishepujt e Krishtit e mbanin këtë emër, por asnjëri nga ta nuk u bë James i drejtë. Dihet se James ishte bashkëkohanik i Jezusit dhe se, në fillim, pas "vdekjes" së Krishtit, Pali e kishte nderuar fort Jamesin.  

Simon Fanatiku

Nga të 12 dishepujt e Krishtit, asnjëri nuk është më misterioz sesa Simon Fanatiku. Emri i tij kishte për qëllim që ta dallonte nga Simon Pjetri. Disa spekulojnë se Simon Fanatiku ishte këshilltar politik i Krishtit. Në fakt, Simoni misterioz mendohet të ketë qenë pjesëtar i lëvizjes "Fanatikët", e cila kishte një agjendë revolucionare kundër romakëve. Por, sipas të gjitha gjasave, Simoni e kishte marrë këtë emër meqë kishte një përkushtim të madh shpirtëror. Asgjë tjetër nuk dihet rreth tij. Enciklopedia katolike e përmendë atë duke e konsideruar ose si vëlla, apo kushëri i tij. Disa legjenda thonë se ai ishte martirizuar. 

Ogu

Në Bibël përmendet disa herë një racë e veçantë e gjigantëve, Nefilim, të cilët jetonin në botë, para vërshimit të madh. Disa thonë se ata ishin kryqëzim i njerëzve me engjëjt, apo edhe me djajtë. Apo, ishin pasardhësit e Sethit, të përmendur në rrotullat e Detit të vdekur. Ndër më të njohurit nga ta ishte Ogu, mbreti i Bashanit. Ai ishte vrarë, bashkë me tërë ushtrinë e vet. Mendohet se Goliati ishte njëri ndër nefilimët e fundit të mbetur. 

(Kosova Sot Online)