Gruaja që ia bën vdekjes me sy

  • 15 February 2020 - 10:41
Gruaja që ia bën vdekjes me sy

Beverley Gilmour vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila bën që ajo ta “braktisë” trupin e saj disa herë në muaj. Për shumicën e njerëzve, përvojat afër vdekjes janë gjë e rrallë, e cila mund të ndodhë vetëm në rrethanat më të papëlqyeshme dhe më të jashtëzakonshme. Por, për 49 vjeçen Beverley Gilmour, përvojat afër vdekjes janë bërë pjesë normale e jetës së saj, duke i përjetuar ato disa herë në muaj gjatë 30 vjetëve të fundit. Rasti i saj është i vetmi i njohur në Britani, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

"Unë hyj në një gjendje të ngjashme me transin derisa jam e shtrirë. Më duket se kaloj në botën tjetër, mund ta shoh trupin tim dhe të dëgjoj gjithçka që thuhet aty. Nuk e kam idenë se sa zgjatë kjo përvojë. Më pas ndodh që të rri në shtrat për disa ditë”. Gilmour tani është shpallur person me të meta dhe për të përkujdesen të dy djemtë e saj. Kjo është gruaja, e cila më shumë se 1000 herë ka qenë në prag të vdekjes. 

(Kosova Sot Online)