Civilizimet antike caktonin një perëndi të sëmundjeve

  • 15 February 2020 - 15:12
Civilizimet antike caktonin një perëndi të sëmundjeve

Kutia e Pandorës, Greqi

Njëri ndër mitet më të popullarizuara që ka të bëjë me shkaqet e sëmundjeve dhe vdekjes, miti antik grek i Pandorës, flet për krijimin e femrës së parë në botë dhe, më pas, për lirimin e së keqes në botë. E krijuar nga Zeusi si ndëshkim për njerëzimin, për shkak se ata kishin marrë zjarrin nga Prometeu, Pandora mori dhurata speciale nga të gjithë zotat, të cilat dhurata do t'i ndihmonin asaj dhe pasardhësve të saj që t'i torturonin meshkujt. P.sh. Afrodita ia dha asaj bukurinë, duke e bërë të dëshirueshme për meshkujt. Por, ata ia dhanë edhe një kuti, ku gjendeshin të gjitha sëmundjet dhe të këqijat. Pasi që dolën të gjitha sëmundjet dhe të këqijat, në kuti mbeti vetëm shpresa. 

Kafshët - pjesëtarët e fisit Cherokee

Fisi Cherokee në pjesën juglindore të SHBA-së përdor kafshët në mitet e tyre të krijimit dhe, kur flitet për origjinën e sëmundjeve, kafshët po ashtu luanin një rol të madh. Në ditët e hershme të njerëzimit, njerëzit jetonin në paqe me kafshët dhe bimët ku edhe ato mund të flisnin. Por, me tu rritur numri i njerëzve, ata filluan që të vrisnin kafshët, bile edhe pa arsye. Kafshët për këtë shkak shpikën sëmundjet, për t'i ndëshkuar njerëzit. Në anën tjetër, bimët u mblodhën dhe vendosën që të ofronin ilaçe për këto sëmundje. 

"Munpa Zerdan" - Tibet

Në mitologjinë tradicionale tibetase, bota ka lindur nga dy vezë të mëdha kozmike, të formuara nga bashkimi i pesë elementeve kryesore. Njëra nga vezët quhej Rrezatim dhe përbëhej nga drita e bardhë, tjetra quhej Mjerimi i zi dhe përbëhej nga errësira. Zoti i mençurisë më pas goditi Rrezatimin, duke krijuar perëndi të ndryshme, si dhe duke krijuar botën dhe gjallesat. Një perëndi me emrin që u krijua nga Mjerimi i zi, solli në botë mikrobet, injorancën, çmendurinë dhe demonët. Sipas disa versioneve të tjera të këtij miti, Mjerimi i zi prodhoi errësirën e mosekzistimit nga veza e madhe kozmike, që përbëhej nga pesë elemente kryesore (fortësia, likuiditeti, nxehtësia, lëvizja dhe hapësira). Më pas ai e mbushi errësirën me të gjitha të këqijat. Duke qenë e kundërta e tij, Rrezatimi e mbushi botën me gjitha të mirat, duke përfshirë edhe disa perëndi shpirtmira.


(Kosova Sot Online)