Cilat vende duhet t'i evitoni, nëse ndonjëherë shkoni në SHBA

  • 16 February 2020 - 15:04
Cilat vende duhet t'i evitoni, nëse ndonjëherë shkoni në SHBA

1. Sanatoriumi "Waverly Hills"

Sanatoriumi "Waverly Hills" u hap si spital për mjekimin e tuberkulozit, e cila asokohe ishte një sëmundje tepër e rëndë dhe vdekjeprurëse. Tani qarkullojnë zërat se ky sanatorium është i pushtuar nga shpirtrat e më shumë se 63,000 pacientëve, të cilët vdiqën aty. Mary Hillenburg ishte gjetur e varur në dhomën 502. Në fillim ishte menduar se ajo kishte bërë vetëvrasje, meqë kishte mbetur shtatzënë me një mjek të martuar, por më pas u mor vesh se mjeku vetë e kishte inskenuar atë vrasjen e Mary-t, pasi që ajo kishte vdekur si pasojë e abortit, të cilin ia kishte bërë i njëjti mjek.

2. Varreza "Bachelor's Grove"

Në periferi të Çikagos gjendet njëra ndër varrezat më të pushtuara nga shpirtrat në botë. Kjo varrezë në fillim ishte vend ku varroseshin pjesëtarët e një komuniteti imigrant, në vitin 1844. Thuhet se gangsterët gjuanin trupat e vdekur në një pellg, që gjendej afër varrezës. Po ashtu, ka zëra se satanistët ende bëjnë rituale të errëta magjike në këtë varrezë. Thuhet se kur është hëna e plotë, në këtë vend paraqitet shpirti i quajtur Zonja e bardhë.

3. Vila Lemp

Familja Lemp kishte arritur në këtë vend në vitin 1839 dhe nuk kaloi shumë kohë, para se ata të bënin vetëvrasje. Vdekja e parë e shkaktuar nga vetëvrasja ndodhi në vitin 1904, kur William Lemp vrau veten tri vjet pas vdekjes së birit të tij më të dashur. Edhe tre fëmijë të William-it po ashtu bënë vetëvrasje. E bija e tij, Elsa, vrau veten në vitin 1920. Vëllai i saj, William Jr., vrau veten disa vjet më vonë, pasi që falimentoi biznesi familjar dhe vëllai tjetër, Charles, vrau veten në bodrum, në vitin 1949. Më pas kjo vilë u shndërrua në bujtinë dhe restorant, ku organizohen turne paranormale, darka të vrasjeve të mistershme dhe ndeja të festës "Halloween".

(Kosova Sot Online)