Sa herë që nuhat aromën e shpirtrave, diçka e keqe ndodh

  • 17 February 2020 - 15:04
Sa herë që nuhat aromën e shpirtrave, diçka e keqe ndodh

Laura Dickson pretendon se një shpirt fantazmë liron aromë peshku për ta paralajmëruar atë sa herë që i kanoset ndonjë rrezik. Njëzeteshtatëvjeçarja ka thënë se për herë të parë e kishte nuhatur këtë aromë të çuditshme në fëmijëri, ndërsa pak kohë pas nuhatjes së kësaj arome, një i afërm i saj ishte dërguar në spital për shkak të një sulmi në zemër. Laura, nga Kenti i Anglisë, ka thënë: "Kjo aromë shfaqet gjithmonë para ndodhive të këqija. Që prej kohës kur kam qenë e vogël unë i kam nuhatur shpirtrat përreth meje. Aroma e peshkut gjithmonë ka qenë një paralajmërim për mua". Rasti i parë Duke e kujtuar rastin e parë të nuhatjes së shpirtrave fantazmë ajo ka thënë:

"Më kujtohet kur më pati thënë nëna që i duhej të shkonte në spital, pasi që një i afërm kishte pësuar sulm në zemër. Mirëpo, unë nuk pata bërë panik, pasi që, në një farë mënyre të pashpjegueshme, shpirtrat më kishin parapërgatitur për ndodhinë". Eksperiencat e saj kanë bërë që Laura të fillojë të punoj si hulumtuese e dukurive paranormale. Laura, që në të kaluarën ka punuar si fotografe, ka thënë: "Shpeshherë kam vizituar shtëpi të vjetra dhe shumë herë kam parë që në fotografi shfaqeshin disa shenja të pashpjegueshme me ngjyrë të bardhë. Kjo gjë ka bërë që unë t'i them vetës 'tash e tutje, do të kapi më shumë gjëra të pazakonshme, e jo vetëm shenja të bardha'".

Eksperienca si fotografe Në janar të vitit të kaluar, Laura ka qenë duke fotografuar në Kishën Shën Peter në Kent, kur edhe kishte fotografuar diçka më të vërtetë të pazakontë. "Në njërën prej fotografive mund të shihet një figurë fantazmë teksa qëndron afër dritares. Kur u pata kthyer në shtëpi dhe i pata futur fotografitë në kompjuter pata vërejtur që fantazma kishte formën e një murgu. Pasi që pata hulumtuar në internet e pata kuptuar që Kisha në fakt ishte themeluar nga murgjit para qindra vitesh. Ky rast më ka inspiruar që edhe më tej të vihem në kërkim të shpirtrave të tillë". 

(Kosova Sot Online)