Shtëpia që kujdeset për të sëmurët psikikë punëson një psikolog për ekzorcizëm

  • 18 February 2020 - 15:06
Shtëpia që kujdeset për të sëmurët psikikë punëson një psikolog për ekzorcizëm

Një numër i madh i stafit punues, që kanë punuar këtu për një kohë të gjatë, ishin pushtuar nga shpirtrat në trupat e tyre dhe janë ndier shumë keq Një shtëpi e kujdesit në Norvegji është akuzuar për "gjykim të dobët", pasi që menaxheri ka punësuar një njeri mendjehollë për të larguar shpirtrat e këqij, ngase që stafi ishte tmerruar nga shfaqja e hijeve dhe e dritave të ndryshme. Lasse Svenstrup Andersen, një zyrtar nga zyra lokale e guvernatorit në Agder Kaunti, në një raport të vetin, ka shtuar gjatë kësaj jave se menaxhmenti i kësaj shtëpie nuk është dashur ta rregullonte ekzorcizmin dhe gjithsesi se duhet ta informojnë stafin, banuesit, si dhe familjarët e tyre."Kjo është një praktikë, e cila është braktisur shumë kohë më parë", ka shtuar ai për "NRK".

"Ishte një gjykim i dobët ky. Rrezatimi kozmik Menaxhamenti në njërën anë dhe komuna në anën tjetër nuk është dashur të lejojnë që të ndodhte kjo". Stafi në qendrën e kujdesit në "Madshaven", një shtëpi kjo për të sëmurët mendorë në Agder, në Norvegjinë Jugore, ka sjellë Bent Egil Albrechtsen-in, një njeri të shpallur vetvetiu mendjehollë në nëntor të vitit të kaluar. "Kur të punësuarit kishin punuar atje gjatë natës, ata kishin parë dhe kishin vërejtur gjëra që i kishin tmerruar", thotë Albrechtsen, një artist, i cili ishte i trajnuar në Kaliforni, kishte treguar "Local". "Kishte rrezatim kozmik dhe kjo ishte shumë keq, pasi që këto drita shkonin përmes varrezave". Të pushtuar nga shpirtrat Një grup katolikësh e kanë kundërshtuar këtë dhe është ankuar në komunë. Në bazë të Albrechtsenit, aktiviteti i pazakontë i shpirtrave nga punëtorët vetëm sa e ka përkeqësuar situatën, pasi që ai u detyrua ta përfundojë ekzorcizmin e tij para kohe. "Kur ata më kërkuan që të ndaloj, ky ishte momenti kur kishin filluar problemet", thotë ai. "Ata nuk e kishin kuptuar se ky nuk ishte një vend normal. Kjo ndërtesë është në një energji të keqe dhe shpirtrat, të cilët duhej t'i kontrolloja në mënyrë të veçantë. Më ishte dashur që shumicën t'i dërgoj në anën tjetër, kështu që kur ata më kërkuan të ndaloj m'u desh t'i dërgoj ata në ndërtesë".

Shumica nga stafi, thotë ai, ishin në gjendje të keqe, pasi ishin pushtuar nga shpirtrat. "Një numër i madh i stafit punues, që kanë punuar këtu për një kohë të gjatë, ishin pushtuar nga shpirtrat në trupat e tyre dhe janë ndier shumë keq. Rreth 50 për qind e stafit në ndërtesë e kanë atë problem. E di se është kontroverse, por është një fakt". Këta njerëz, të quajtur mendjehollë, kanë bërë bum në biznesin në Norvegji, që nga spektakli "The Power of Spirits", (Fuqia e Shpirtrave) u shfaq në "TV Norge" duke arritur një sukses të madh në vitin 2011.

(Kosova Sot Online)