Shkopi metalik, i futur në gur

  • 19 February 2020 - 10:39
Shkopi metalik, i futur në gur

S i mund ta shpjegojmë formimin e gurit rreth një shkopi misterioz metalik? I gjetur nga koleksionisti i gurëve, Zhilin Wang në malet Mazong të Kinës, guri i zi i rëndë brenda përmban në shkop metalik me origjinë dhe funksion të panjohur. Shkopi ka vijat sikur vida, gjë që bën me dije se ai është prodhuar me qëllim, por fakti që ai gjendet në tokë për aq shumë kohë, saqë rreth tij të formohet guri, nënkupton se ai është me miliona vjet i vjetër.

Ka mendime se ky gur është një meteorit që ka rënë në Tokë nga gjithësia, gjë që do të nënkuptonte se edhe artefakti ka origjinë nga hapësira. Por, ajo që bën përshtypje më shumë ka të bëjë me faktin se ky nuk është një rast i izoluar i vidës që gjendet në brendësi të gurëve solidë, meqë janë gjetur edhe vida të tjera.Në fillim të viteve 2000 ishte gjetur një gur i çuditshëm në periferi të Moskës, ku gjendeshin dy objekte të ngjashme me vidat. Një gur tjetër, i gjetur po ashtu në Rusi, kur është analizuar me rreze X, është parë se në brendësi përmban rrafsh tetë vida.

(Kosova Sot Online)