Tregimi rreth vampires nga Barcelona, e cila rrëmbente fëmijët

  • 19 February 2020 - 14:57
Tregimi rreth vampires nga Barcelona, e cila rrëmbente fëmijët

Në fillim ajo i detyronte fëmijët që të merreshin me prostitucion, me klientë të pasur, e më pas i mbyste. Nga kufomat e tyre bënte kremra dhe losione, të cilat ua shiste zonjave të shtresave të larta shoqërore Në apartamentet dhe shtëpitë që Enriqueta Marti i Ripolles i përdorte si bordele me fëmijë ishin gjetur mbetjet mortore të 12 të miturve. Enriqueta Marti i Ripolles ishte një vrasëse serike e fëmijëve, e cila përpos që i mbyste fëmijët me ta e kishte zhvilluar edhe një biznes fitimprurës. Në fillim ajo i detyronte fëmijët që të merreshin me prostitucion, me klientë të pasur, e më pas i mbyste dhe nga kufomat e tyre bënte kremra dhe losione, të cilat ua shiste zonjave të shtresave të larta shoqërore. Në fillim ajo kishte punuar si shërbëtore në familjet e pasura, por shumë shpejt ishte bërë prostitutë. Përgjatë viteve të profesionit të saj të pështirë, ajo kishte mësuar shumë rreth dëshirave perverse të klientëve të saj dhe ishte kujtuar si të fitonte më shumë.

Pasi që në vitin 1909 kishte kursyer mjaft para që ta merrte një banesë me qira, ajo aty kishte hapur një bordel, por me fëmijë. Ajo thjesht i rrëmbente në rrugë fëmijët e moshës nga 5 deri 15 vjet dhe i detyronte që të bënin seks me të pasurit. Ajo nuk vonoi shumë dhe u arrestua, por klientët e saj të pasur dhe me ndikim bënë që ajo të dilte shpejt në liri. Ajo nuk vonoi dhe iu kthye profesionit të saj të vjetër, por tani me një pashpirtësi edhe më të madhe. Ajo hapi një shtëpi tjetër publike, me fëmijë edhe më të rinj, nga mosha 3 deri 12-vjeçare. Thuhet se klientet e saja e dinin se kremrat i bënte nga fëmijët e vrarë, por zonjat e pasura nuk mërziteshin shumë për fatin e fëmijëve të varfër. Por, në Barcelonë shumë shpejt filloi që të flitej rreth zhdukjes së fëmijëve. Më 10 shkurt të vitit 1912, Marti rrëmbeu fëmijën e fundit, viktimën e fundit të saj, Teresita Gitart Kongost. Ishte fqinja e Marti-t, Claudia Elias, ajo që e dha alarmin, pasi që kishte parë dy fëmijë në shtëpinë e Marti-t. Dhjetë ditë më vonë, policia shkoi në shtëpinë e Marti-t. Aty gjetën Teresita-n, por edhe një vajzë tjetër, Anhelita. Terezita tregoi se Marti i kishte thënë se do t'i jepte ëmbëlsira dhe kështu e kishte marrë. Anhelita kishte treguar se ajo ishte në këtë shtëpi për një kohë më të gjatë dhe se aty ishte edhe djaloshi pesëvjeçar, Pepito. Vogëlushja kishte tmerruar policinë kur iu kishte treguar se kishte parë me sytë e saj Marti-n se si vriste Pepiton në tryezën e kuzhinës.

Policia arriti të gjente thesin me eshtra si dhe dhomën ku Marti ruante mbetjet mortore të fëmijëve që i kishte vrarë. Thuhet se u gjetën kavanoza me flokë të fëmijëve, me gjak, dhjamë dhe eshtra të shtypur ty tyre. Në një banesë tjetër të saj, policët në muret e rreme gjetën mbetje të tjera të kufomave të fëmijëve. Gjithsej gjetën 12 kufoma. Marti përfundoi në burg në vitin 1912, në moshën 43-vjeçare. Dy herë kishte tentuar t'i priste venat, por nuk kishte mundur. Më pas e kishin vrarë të burgosurit e tjerë, një vit më vonë. Ajo në histori njihet me emrin Vampirja nga Barcelona. Thuhet se klientët e saj kurrë nuk u zunë nga policia.


(Kosova Sot Online)