Shpërthimet misterioze tronditin Okllahomën në SHBA

  • 21 February 2020 - 11:32
Shpërthimet misterioze tronditin Okllahomën në SHBA

Banorët e Okllahomës qendrore kanë raportuar se kanë dëgjuar zëra të zhurmshëm gjatë të enjtes dhe të premtes, kur në këtë vend kanë ndodhur disa shpërthime të pashpjegueshme, që kanë dridhur shtëpitë dhe stallat e kafshëve. "Menduam që dikush po sulmonte, pasi që shpërthimet ishin sikur të eksplozivëve", ka thënë Anthony Young, i cili jeton në qendër të Okllahomës.

"Më pas menduam që mos ishte vetëtimë, pasi që nuk i ngjante tërmetit". Sizmologu Austin Holland e ka konfirmuar faktin që në atë zonë nuk ka pasur tërmete kohët e fundit, ndërsa tani me rastin janë duke u marrë hulumtuesit e dukurive paranormale, pasi që shkenca duket se nuk do të arrijë ta shpjegojë këtë fenomen misterioz.

(Kosova Sot Online)