Çka kërkon astronauti në një katedrale gotike?

  • 22 February 2020 - 09:42
Çka kërkon astronauti në një katedrale gotike?

Qyteti spanjoll Salamanka është njëra ndër qendrat më të vjetra universitare në Evropë. Përpos përmendoreve të shumta historike, ky qytet i ka edhe misteret e veta. Në mesin e shumë ndërtesave madhështore, në Salamankë gjenden edhe dy katedrale, të ndërtuara nga shekulli XII deri në shekullin XVIII. Katedralja më e re është ndërtuar midis shekullit XVI dhe XVIII, në stilin e vonuar gotik. Por, ekziston një element i cili sikur nuk e ka vendin këtu.

Mbi hyrjen veriore të katedrales, i fshehur në mesin e shumë gdhendjeve, gjendet figura e gdhendur e një astronauti, i cili qëndron pezull në hapësirë. Aty shihet bile edhe aparati për frymëmarrje. Ka kohë që fotoja e këtij astronauti qarkullon në internet, ku disa mendojnë se bëhet fjalë për një fotomontazhë, derisa të tjerët thonë se kjo është vetëm edhe një dëshmi se njerëzimi prej se është krijuar, ka qenë në kontakt me alienët. E ju, çka mendoni?

(Kosova Sot Online)