Liqeni në Florida "vjell" skelete të vjetra

  • 25 shkurt 2020 - 09:46
Liqeni në Florida

Sot e kësaj dite vazhdon të jetë gjallë një pjesë e të kaluarës së Floridës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mes të Ishullit Kreamer dhe Ishullit të ashtuquajtur, Ishulli i Observimit, gjendet Liqeni Okiçobe. Sekreti rreth këtij liqeni i ka munduar banorët lokalë tash e disa vite, në fakt që prej fillimit të viteve të 1900-a, peshkatarët flasin për disa skelete misterioze, që gjenden në fund të liqenit e herë pas here mund të shihen nga njerëzit që gjenden buzë liqenit.

Si rrjedhojë, çdo vit raportohet për të paktën dhjetë raste të dukurive paranormale, që ngjajnë përreth këtij liqeni. Që prej shfaqjes së skeletit të parë, banorët lokalë janë munduar ta kuptojnë se kujt i përkasin ata eshtra, mirëpo edhe sot ata janë në mëdyshje, pasi që ka dy qëndrime të ndryshme. Dikush pretendon se skeletet janë të njerëzve që kanë jetuar në vitet e 1700-a, ndërsa ka edhe të atillë që thonë se këto skelete mund të jenë të njerëzve që e kanë humbur jetën nga uragani shkatërrues që e kishte goditur Floridën para afro një shekulli. Sido që të jetë, skeletet misterioze vazhdojnë të terrorizojnë banorët lokalë.

(Kosova Sot Online)