Shkencëtarët: Objekti metalik mund të jetë dërguar nga jashtëtokësorët

  • 25 February 2020 - 09:53
Shkencëtarët: Objekti metalik mund të jetë dërguar nga jashtëtokësorët

Shkencëtarët kanë gjetur një copëz metali, për të cilën besojnë që ka origjinë jashtëtokësore. Për më tepër, shkencëtari që udhëheq studimin pretendon se ky objekt metali mund të jetë dërguar nga një civilizim inteligjent i jashtëtokësorëve, me qëllim të 'mbjelljes' së jetës në tokë. Zbulimi në fjalë është bërë në Qendrën për Studime të Astrobiologjisë në Universitetin e Bakinghemit dhe Universitetin e Shefilldit në Angli.

Drejtori i kësaj qendre, profesori Chandra Wickramasinghe, që gjithashtu ka qenë pjesë e studimit, është i interesuar në terinë e quajtur panspermia. Panspermia është ideja që jeta në hapësirë është e bollshme dhe se materialet biologjike udhëtojnë nga planeti në planet. Në këtë rast, që njihet si "panspermia e drejtpërdrejtë", këto materiale dërgohen me qëllim.

(Kosova Sot Online)