A mundet një fantazmë të lidhet për trupin tuaj?

  • 26 February 2020 - 08:32
A mundet një fantazmë të lidhet për trupin tuaj?

Andjeni edhe ju se ju mungon energjia, nuk keni fuqi që të përqendroheni dhe nuk keni kohë të mjaftueshme për të pushuar? Edhe nëse flini më gjatë se rëndom, nga dita në ditë jeni më të lodhur? Zakonisht, ankesat e tilla mjekët i lidhin me depresionin, por në aspektin paranormal, me ju mund të jetë lidhur ndonjë shpirt. Simptomat e kësaj gjendjeje janë të ngjashme me ato të depresionit sezonal.

Derisa depresioni është sëmundje që duhet të shërohet me ilaçe, rastet kur ndonjë shpirt është i lidhur me ju, kërkojnë një qasje tjetër. Rëndom, nevojitet ndihma e ndonjë mediumi psikik, i cili e zhvendosë shpirtin aty ku edhe e ka vendin, në botën tjetër. Të tjerët nuk e kanë një fat të tillë dhe me vite të tëra jetojnë me problemet e lartcekura, duke mos i gjetur vetes ilaç. Prandaj, nëse mjeku ju ka thënë se vuani nga depresioni, por ilaçet nuk ju bëjnë punë, atëherë është e udhës që vetes t'ia lypni ilaçin gjetiu.

(Kosova Sot Online)