Ngjarje e madhe në hapsirë! Njihuni me zbulimin e fundit të shkencëtarëve

  • 28 February 2020 - 16:18
Ngjarje e madhe në hapsirë! Njihuni me zbulimin e fundit të shkencëtarëve

Shkencëtarët kanë zbuluar provat e një shpërthimi kolosal në hapësirë, pesë herë më i madh se gjithçka ishte parë më herët. Clirimi i jashtëzakonshëm i energjisë mendohet se ka ardhur nga një vrimë e zezë gjigante rreth 390 milionë vite dritë jashtë tokës. Shpërthimi thuhet se ka krijuar një re gjigante mbetjesh në grupin e galaksive Opiukus. Kërkuesit i kanë raportuar zbulimet e tyre në gazetën astrofizike.

Ata prej kohësh mendonin se kishte dicka të habitshme në grupin e galaksive ophiuchus, që është një grup gjigant me mijëra galaksi individuale, të përbëra nga gazra të nxehta dhe lëndë e errët. Teleskopët me rreze X kanë vëzhguar një lakim kurioz të saj. Spekulohej se ky mund të ishte një mur kavitetesh i krijuar nga gazrat e emetuara nga një vrimë e zezë qendrore. Vrimat e zeza janë të famshme për gëlltitjen e lëndës por ato mund edhe të nxjerrin jashtë sasi të konsiderueshme materialesh dhe energjie. Shkencëtarët filluan më pas të mendonin për një shpërthim të jashtëzakonshëm. Por sidoqoftë, të dhënat e reja nga dy teleskopë në Australi dhe Indi, e konfirmuan këtë.


(Kosova Sot Online)