Dy UFO shihen fare pranë sipërfaqes së tokës në Okllahoma të SHBA-së

  • 01 March 2020 - 12:28
Dy UFO shihen fare pranë sipërfaqes së tokës në Okllahoma të SHBA-së

S ipas dëshmisë "63403", të dorëzuar në bazën për studimin e UFO-ve në Okllahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një dëshmitar pretendon të ketë vërejtur dy objekte të çuditshme, teksa kanë qëndruar pezull në lartësi më të ulët sesa 90 metra. Në fakt, dëshmitari ishte thirrur nga djaloshi i saj, i cili rreth orës 21:30 ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë.

"Ai pati vrapuar brenda, për të më thënë 'baba, duhet t'i shikosh këto'. Kur pata dalë jashtë pata vërejtur dy objekte, njëri në formë diamanti e tjetri në formë të rrumbullakët, me largësi prej rreth 20 metrash nga njëri-tjetri. Që të dy objektet kanë pasur ngjyrë të portokalltë, ndërsa janë zhdukur rreth pesë minuta pasi që kanë qëndruar pezull, fare pranë sipërfaqes së tokës", thuhet në dëshminë e qytetarit nga Okllahoma.

(Kosova Sot Online)