Ufo-ja rrëzohet në Kanada, qeveria e fsheh!

  • 02 March 2020 - 10:37
Ufo-ja rrëzohet në Kanada, qeveria e fsheh!

Në Manitoba të Kanadasë është raportuar të jetë parë një UFO sesi rrëzohet në tokë, më saktësisht në Liqenin Uinipeg. Një dëshmitar, i cili prezantohet vetëm me emrin e tij, Mark, thotë ta ketë parë një objekt UFO në formë të diskut, duke rënë mbi akullin e liqenit të ngrirë. Një njeri bile ia ka dalë edhe të bëjë fotografi, por ushtria më pas ia ka konfiskuar ato.

Aty afër vendit ku ka rënë UFO-ja gjendet një rezervat i indianëve. Besohet se, për këtë shkak, askush nuk lejohet të hyjë, apo dalë nga ai rezervat dhe se ushtria është duke shkuar derë më derë, për të biseduar me banorët. Ata iu thonë banorëve se janë duke bërë ushtrime emergjente. Ushtarët po ashtu kanë penguar të gjithë të interesuarit, që të shkojnë te liqeni, ku besohet të ketë rënë UFO-ja. Bile, ata janë duke u munduar që edhe aksidentin në liqen ta cilësojnë si pjesë të stërvitjeve ushtarake. Kanadezë më!!!

(Kosova Sot Online)