Ja cila është ardhmëria e planetit tonë sipas murgjve tibetas

  • 04 March 2020 - 12:02
Ja cila është ardhmëria e planetit tonë sipas murgjve tibetas

Murgjit tibetas mendojnë se superfuqitë botërore janë duke shkuar drejt një shkatërrimi të përbashkët. Por, ata thonë se, me këtë rast, bota nuk do të shkatërrohet. Sipas tyre, terrorizmi dhe luftërat e fshehta do të jenë problemet kryesore. Murgjit mendojnë se në vitin 2015 superfuqitë do të tentojnë ta shkatërrojnë njëra-tjetrën. Në botë do të flitet gjithnjë e më shumë për rrezikun e një lufte bërthamore.

Por, gjithmonë sipas tyre, do të intervenojë fuqia shpirtërore mbinatyrore dhe bota do të shpëtojë. Në lidhje me rastet e UFO-ve, që janë parë mbi Indi dhe Kinë, murgjit tibetas kanë thënë se jashtëtokësorët janë duke na vëzhguar dhe ata nuk do të na lejojnë që ta shkatërrojmë botën. Murgjit thonë se në vitin 2015 civilizimi ynë do të bëhet i vetëdijshëm se kufijtë e fundit të shkencës dhe teknologjisë janë në zonën e shpirtërores, e jo të realitetit fizik. Kjo do të ndikojë që teknologjia të kthehet kah shpirtërorja.

(Kosova Sot Online)