Veprimet e Putinit, të ndikuara nga alienët?!

  • 05 March 2020 - 11:27
Veprimet e Putinit, të ndikuara nga alienët?!

Raca e alienëve, e quajtur nordike, është duke ushtruar ndikim në veprimet e presidentit rus, thotë këshilltari laburist britanik Simon Parkes. Këshilltari Parkes, i cili më parë kishte bërë bujë me deklaratën e tij se kishte pasur me qindra takime me alienët gjatë jetës, fajëson një racë të alienëve, të cilën e quan nordike, për agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Këshilltari nga Jorkshajri verior thotë se Putin ka marrë mbështetje nga alienët nordikë kundër mbizotërimit të perceptuar të SHBA-së në këtë zonë. Ai thotë se Putin më parë këshillohej nga alienët reptilë, por më pas alienët nordikë ia bënë një kundërofertë. Këta alienë, sipas Parkes-it, i kanë thënë Putinit se më nuk ka nevojë që t'i bëjë lëshime Amerikës. Simon Parkes shkaktoi një interesim edhe më të madh kur tha se babai i tij ligjor është një reptil. Ai më pas interpretoi pamjet e një UFO-je, duke thënë se ajo kishte qëndruar me qëllim në qiell për një kohë të gjatë, që të mund të shihej nga sa më shumë njerëz.

(Kosova Sot Online)