UFO në madhësinë e fushës së futbollit i afrohet një shtëpie në Misisipi

  • 08 March 2020 - 12:20
UFO në madhësinë e fushës së futbollit i afrohet një shtëpie në Misisipi

Në një video të publikuar së fundmi mund të shihet se si një objekt gjigant, që besohet të ketë madhësi të përafërt me një fushë futbolli, i afrohet shtëpisë së një gruaje. Objekti në fjalë, i cili është incizuar nga hulumtuesja e dukurive paranormale, Angela Ashton, shihet teksa i afrohet shumë kulmit të shtëpisë, para se të zhduket në qiellin e hapur sikur të mos kishte qenë fare.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur javën e kaluar në Misisipi të Shteteve të Bashkuara, ndërsa zonja Ashton thotë që është e bindur se objekti që e ka parë nuk ka qenë tokësor. "Nuk e di se çka ka mundur të ketë qenë, mirëpo jam shumë e sigurt që objekte të tilla nuk ndërtohen në tokë", ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)