Shkencëtarët zbulojnë një vrimë të zezë gjigante

  • 08 March 2020 - 12:53
Shkencëtarët zbulojnë një vrimë të zezë gjigante

E gjendur në qendër të Kuasarit, objekti në fjalë është më shumë se dy miliardë herë më masiv sesa dielli. Mirëpo, ajo që e bën të veçantë këtë vrimë të zezë nuk është vetëm madhësia e saj. Kjo vrimë e zezë besohet të ketë filluar formimin e saj rreth 900 milionë vjet pas Shpërthimit të Madh, që ndryshe njihet edhe si "Big Bang".

"Formimi i një vrime kaq të madhe të zezë brenda një kohe kaq të shkurtër është e vështirë të interpretohet me teoritë e tanishme", ka thënë Dr. Fuyan Bian, nga Universiteti Kombëtar i Australisë."Kjo vrimë e zezë është rritur në masë tmerrësisht shpejt", ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)